Ofertë e “çmendur” nga Arsenali për Higuain

12/07/2016 00:00

Drejtuesit e Arsenalit duken të vendosur për ta transferuar në Premier League sulmuesin argjentinas të Napolit, Gonzalo Higuain dhe për ta arritur këtë janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro plus kartonin e Oliver Giroud.

Megjithëse më parë presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis është shprehur se nuk dëshiron ta largojë argjentinasit, pasi interesimit të shumë dhe një oferte të tillë duket e vështirë të rezistojë.

Një tjetër kandidate që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e Higuain është edhe skuadra e PSG, që është e gatshme të paguajë dhe klauzolën e sulmuesit 94 milionë Euro. Lamtumira duket e pashmangshme, por largimi i El Pipita mund t’i jetë dhe një bonus i madh për Napolin dhe trajnerin Maurizio Sarri, i cili me një shumë të tillë mund të përforcojë skuadrën me disa futbollistë cilësorë dhe emrat nuk mungojnë.

Në krye të listës së trajnerit Sarri qëndron sulmuesi i Ajaxit, Arkadiusz Milik. Ditët e ardhshme duket se do të jenë vendimtare për të ardhmen e Higuain, i cili me gjasa sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur një tjetër fanellë.

Top Channel