Guvernatori i Bankës Greke, Janis Sturnaras ka deklaruar në Parlament zbutjen graduale të masave të kontrollit të kapitaleve të vendosura verën e kaluar, kur Greqia shkoi buzë falimentimit dhe qeveria e kryeministrit Tsipras u detyrua të mbylle bankat për mëse tre jave, pasi grekët tërhoqën për disa muaj më shumë se 45 mld euro.

Ndërsa në muajt e fundit të paktën 4 mld euro janë rikthyer në bankat e vendit, qeveria heq përkufizimin e tërheqjes së parave kesh për ata persona që sjellin depozita të reja. Me masat e reja qytetarët që kanë kredi mund t’i shlyejnë ato tërësisht.

Gjithashtu u jepet mundësia e tërheqjes së 840 eurove menjëherë atyre qytetarëve që nuk kanë kryer asnjë veprim bankar për mëse një javë. Është rritur shuma e tërheqjes së 20.000 eurove në ditë për bizneset si dhe shuma ditore e përdorimit të kartave të kreditit dhe debiti jashtë vendit.

Problemi më i madh për sistemin bankar të Greqisë janë kreditë e këqia që arrijnë në 40% të PBB dhe të kredive të vonuara që shkojnë në mbi 25%, ndaj dhe agjencia ndërkombëtare e vlerësimit, “Moody’s” thekson në raportin e saj se pasiguria ekonomike mbetet ende në Greqi dhe parashikon 0.7% reçesion këtë vit, i shtati vit rrjesht për vendin, ndërsa vë në dukje se ekonomia greke do të rritet vetëm vitin e ardheshëm me 1.8%.

Top Channel