Shkodër, makina përplas biçikletën, humb jetën 60 vjeçari

12/07/2016 00:00

Një 60-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë, ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një automjet në lagjen “Liria”, Shkodër.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, përballë një karburanti në lagjen “Liria”, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 597 KR, me drejtues shtetasin Marjo Progni, 22 vjeç, banues në Shkodër, ka përplasur me pasojë vdekje një shtetas që po udhëtonte me biçikletë, rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca. Drejtuesi i automjetit është ndaluar në pranga nga policia.

Top Channel