Shpërthimi i bombolës në Vlorë, arrestohet pronari i pikës së gazit

12/07/2016 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar pronarin e një pike të furnizimit me gaz, në lidhje me shpërthimin e një bombole që la të plagosur dy persona gjatë ditës së hënë në këtë qytet.

Në pranga është vënë shtetasi Gazmor Lelo, 41 vjeç, për shkeljen e rregullave të caktuara për mbajtjen, përdorimin, ruajtjen dhe shitjen e prodhimit të lëndëve djegëse (gaz), pasi ditën e djeshme rreth orës 17:35, në dyqanin e tij (pikë furnizimi me gaz) ka shpërthyer një bombol gazi, e cila për pasojë ka plagosur 2 shtetas; N.C., 67 vjeç dhe shtetasin tjetër me inicialet Gj.Xh., 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal disa minuta më vonë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel