Cërrik, sekuestrohen 16 doza heroinë, arrestohet 39-vjeçari

12/07/2016 00:00

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia në Cërrik pasi është kapur me 16 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit heroinë.

Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Aleks Pupuleku,  39  vjeç, banues në  Cërrik. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi  gjatë  kontrollit  fizik  policia i gjeti dhe i sekuestroi  në  cilësinë e provës  materiale  16  doza  lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Heroinë.

Gjithashtu, në pranga janë vënë edhe dy personat të tjerë, shtetasit Fetah Jançe, 23  vjeç, banues në  Cërrik, si dhe Sinan Sanxhaku,  19 vjeç, banues në Cërrik. Të dy këtë të rinj janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë  të Komisariatit të Policisë Cërrik duke mos lejuar arrestimin e shtetasit Aleks Pupuleku.

Top Channel