Kakavijë, arrestohet i dënuari më 15 vjet burg në Itali

12/07/2016 00:00

Një 38-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së martës në Kakavijë pasi ka rezultuar i dënuar me 15 vite burg në Itali për vrasje e vjedhje me armë.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Aris Kaçi, banues Xarrë,Sarandë. Ky shtetas pas verifikimeve të punonjësve të policisë në sistemin TIMS ka rezultuar person në kërkim.

Mësohet se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejtë Italisë.

Top Channel