Sharapova, jashtë Olimpiadës

12/07/2016 00:00

Shpresat e Maria Sharapovës për të qenë në një turne elitar shumësportësh si Olimpiada e Rio de Zhaneiros kanë marrë fund pa u mbledhur fare Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Organi suprem që kohët e fundit është përdorur shpesh nga disa protagonistë u thirr në ndihmë për të shqyrtuar apelin e tenistes ruse të pezulluar për përdorim të substancave të ndaluara, por kërkoi më tepër kohë.

Shtyrja e seancës dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për tenisten ruse ka qenë një tjetër goditje për modelen simpatike. Kampiones në këtë mënyrë do t’i duhet të qëndroje larg Olimpiadës së Brazilit.

Ish-numri 1 i botës rezultoi pozitive me doping dhe u dënua me 2 vjet pezullim, por ajo nuk ka qenë aspak dakord me këtë vendim, duke e apeluar në Lozanë. Palët ranë dakord që seanca të shtyhet në mënyrë që të kenë më shumë kohë për të analizuar çështjen si dhe të mbledhin provat.

Në dakordim me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit, u la që nga 18 korriku deri më 19 shtator të këtij viti të jetë koha kur do të analizohet çështja e shumëdiskutueshme, por kjo i heq të drejtën nënkampiones olimpike që të jetë në Brazil në muajin gusht.

Top Channel