SHBA, sulm me armë pranë një gjykate, raportohet për tre të vdekur

11/07/2016 00:00

Të paktën tre persona raportohet se janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga disa të shtëna në Gjykatën e Berrien County në jugperëndim të Michiganit në SHBA.

Mësohet se dy prej viktimave janë përmbarues, ndërsa sipas mediave amerikane viktima e tretë është autori i ngjarjes.

Gjykata është mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që është nën mbikëqyrjen e rreptë të forcave të sigurisë. Guvernatori i Michighan-it e përshkroi si rast të izoluar, por bëri me dije se hetimi për incidentin kanë filluar menjëherë.

Sherifi i Berrien County, Paul Bailey ka deklaruar për WSBT-TV se një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga të shtënat.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel