“Parisi është një makth”

11/07/2016 00:00

Në periudhën e  shkrimtarit Victor Hygo, apo regjisorit Jean Luc Godard të përshkruaje Parisin, gjëja e parë që të shkonte në mendje ishin dritat në mbrëmje në Champs-Elysees, në sfond shtresa  e lartë të shoqërisë teksa debatonte mbi politikën në “Cafe de Flore”; si edhe gratë elegante e të holla të veshura me firmat më të shtrenjta në botë.

Por, nëse sot pyet Karl Lagerfeld, simbolin e  firmës pariziane të veshjeve Channel, ky është i gjithi një mit që ka zgjatur për një kohë të gjatë.

“Ky nuk është momenti më i ndritur për Parisin”, tha stilisti me origjinë gjermane përpara sfilatës me koleksionin vjeshtë-dimër 2016.

Për Lagerfeld, Parisi  sidomos në mbrëmje është kthyer në një makth. 82-vjeçari, i cili karrierën e nisi me  Pierre Balmain në vitin 1950, thotë se ai ka vënë re ndryshime drastike që nga kohët kur Parisi  dukej si një film i vjetër francez.

“Ajo ishte një një botë tjetër. Atëherë nuk ekzistonte ndjenja e rrezikut, ndërsa tani gjërat po ndryshojnë, por me duket se kam jetuar në një botë që nuk ekziston më”, shpjegon ai.

Drejtori kreativ i “Chanel” i qëndron gjithnjë larg klishesë, ai gjithnjë refuzon të shikojë modën e kaluar për t’u frymëzuar. Përkundrazi, Karl Lagerferld i ka sytë gjithmonë nga inovacioni për të eksploruar duke bërë kështu që sinonimi i “Channel”-it të jetë fjala “trendi më i fundit”.

Top Channel