Më të mirët e europianit, Griezmann mund Ronaldon

11/07/2016 00:00

Një Francë e dëshpëruar dhe një Portugali në delir. Ky ishte përfundimi i Europianit, i cili për 1 muaj mbajti të gozhduar para televizorit miliona tifozë për të parë golat, pritjet dhe ndeshjet e 24 kombëtareve pjesëmarrësve në këtë kompeticion.

Euro 2016 do të mbahet mend për shumë vite si europiani kuqezi, i quajtur kështu për faktin se Shqipëria jonë mori pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë.

Tani në fund është sigurisht koha e bilanceve për UEFA-n, e cila vendosi të shpallë Antoine Griezmann si lojtarin më të mirë të këtij turneu.

Një grup i UEFA-s i përbërë nga specialist futbolli, mes tyre edhe Ferguson vendosën edhe formacionin më të mirë të Euro 2016. Në këtë 11-she bie në sy mungesa e lojtarëve italian, apo edhe Gareth Bale, i cili e bashkë me Uellsin bënë suprizën e madhe në Francë.

Në formacionin më të mirë bie në sy 4 lojtarë kampionë, 3 gjermanë, 2 francezë dhe 2 uellsianë.

Në portë është Rui Patricio, ndërsa mbrojtja përbëhet nga 2 gjermanët Kimmich e Boateng e 2 portugezët Pepe dhe Guerreiro.

Para mbrojtjes janë gjermani Toni Kroos dhe uellsiani Joe Allen. Faza sulmuese është e përbërë nga francezët Griezmann e Payet, ndërkohë që truri i këtij formacioni është uellsiani Aaron Ramsey. Sulmuesi që ka marrë më shumë vota për të qenë në 11-shen më të mirë është padyshim Cristiano Ronaldo.

Top Channel