“Fressh Voice”, Spiropali: Votim “online” për të zgjedhur më të mirët

11/07/2016 00:00

“Fressh Voice” e përfundoi fazën e parë, atë të audicioneve, një proces që synon rifreskimin e forumit rinor eurosocialist. Pas 4 muajsh tur në të gjithë Shqipërinë, Elisa Spiropali rikthehet nga juria e “Fressh Voice” në zyrën e saj si sekretare e rinisë në PS, për të inicuar tashmë një fazë të re.

“Projekti ka tejkaluar parashikimet. Nga 4215 aplikues, pas dëgjesave, kemi nxjerrë 274 fitues. Faza tjetër është votimi online, në faqen fresshvoice.al. Ne shpresojmë që ky votim të tregojë sa aftësi organizative kanë. Për herë të parë eksperimentohet një votim online për kreun e një forumi”, shprehet Elisa Spiropali, anëtare jurie ‘Fressh Voice’”, tha Spiropali, anëtare jurie.

Pas votimit online në datat 20 korrik deri më 10 gusht, që do të jetë i hapur për të gjithë, më të mirët do të jenë pjesë e Akademisë Politike, por edhe asaj Verore në bregdetin e jugut.

“60 më të mirët e kësaj gare do të marrin pjesë në akademinë politike. Akademia Verore e PS është një tjetër surprizë në Dhërmi”, thotë Spiropali.

Por, sa hapësirë do të kenë të rinjtë, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm?

“PS nuk I sheh si numra apo pjesëmarrës në një turmë, por si njerëz që kanë çfarë të bëjnë në politikë”.

25 vjetori i FRESH në janar do ta gjejë atë me kryetar, por edhe me një program e statut të ri.

Top Channel