Vlorë, shpërthen bombola e gazit, plagoset i moshuari

11/07/2016 00:00

Një i moshuar ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35 në lagjen “Partizani” mbi Spitalin Rajonal, ku mësohet se në një pikë furnizimi me gaz, në pronësi të 65-vjeçarit G.L., është dëmtuar 67-vjeçari N.C.

Paraprakisht dyshohet se të dëmtuarit i ka shpërthyer një bombël gazi, ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjeksore.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.

Grupi hetimor ka mbëritur në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel