Turistët çmendin spanjollët në Magaluf

11/07/2016 00:00

Femra të nxira nga dielli e gjysmë të zhveshura të shtrira në rrugë, apo meshkuj që mbajnë në njërën dorë birrën e në tjetrën një kukull seksi janë pamje normale në Magaluf të Spanjës.

Imazhet janë marrë vetëm në një mbrëmje në pikën turistike spanjolle, ku miliona turistë dynden çdo vit për të kaluar pranë plazhit ditën dhe natën në festa e pije pa fund.

E ndërsa për shumicën këto imazhe mund të jenë jo normale dhe degjeneruese për të rinjtë, për banorët e Magaluf në Majorka këto janë jo vetëm normale, por e kundërta do të ishte për ta nëse ndonjë natë do të kalohej e qetë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel