Paraplegjikët: Gati për protesta; u hiqet pagesa kur janë të punësuar

11/07/2016 00:00

Në vjeshtë, personat me aftësi të kufizuara pritet të dalin në protesta në të gjithë vendin. Kryetari i Këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuara, Sinan Tafaj ka deklaruar se qeveria po u heq pagesat për ata që marrin një rrogë apo pension pleqërie.

“Vendimi i 8 qershorit ka cënuar rëndë pagesën e aftësisë së kufizuar, që nuk është më një kompensim financiar për këtë kategori por është kthyer në një pagesë ekonomike për të mbijetuar për ata njerëz që nuk kanë asnjë lloj të ardhure. Për të marrë këtë pagesë nuk duhet të marrësh pension invaliditeti apo pleqërie sipas ligjit 7703”, ka deklaruar Tafaj.

Edhe fëmijët e vegjël nën dy vjeç, të cilët kanë aftësi të kufizuara nuk do të trajtohen me pagesë. Ky vendim i qevrisë hyn në fuqi më 1 shtator, për t’u zbatuar si fillim si projekt pilot në njësitë numër 6 dhe 7 në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Top Channel