Kosovë, deputetët nuk votojnë raportin e RTK-së

11/07/2016 00:00

Në mungesë votash, Kuvendi nuk ka miratuar Raportin e Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015.

Deputetët e pranishëm në sallë nuk kanë votuar as pro, as kundër këtij raporti, duke bërë kështu që të mos i marrë votat e duhura.

Ndërkohë, me 53 vota pro, 6 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi miratoi Raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015.

Ndërsa me 30 pro, 21 kundër dhe 20 abstenime nuk kaloi as Raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energjinë për vitin 2015.

Top Channel