“Ksera”, ish-vartësi i ministrit refuzon gjykimin e shkurtuar

11/07/2016 00:00

Procesi ndaj ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe disa ish-vartësve të tij të akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentash, mori një kthesë të papritur në seancën e kësaj të hëne.

Kur të gjithë e mendonin procesin të përfunduar dhe prisnin pretencën e prokurorit të çështjes, avokati i të pandehurit Alban Karabashi kërkoi që ndaj klientit të tij të mos zhvillohet gjykim i shkurtuar.

Ndonëse këtë mënyrë gjykimi e kishte këkruar vetë Karabashi, avoakti i tij u shpreh se prokuroria ka paraqitur si prova para gjykatës disa kontrata, përmbajtja dhe forma e të cilave ngre dyshime serioze për falsifikime.

Gjithashtu, avokati u shpreh se në fashikullin e gjykimit ndodhet një kontratë e firmosur në prill për një tender që është zhvilluar në korrik, pra tre muaj më vonë. Në lidhje me këtë kërkesë, trupi gjykues deklaroi se i duhet kohë për të vendosur, duke e shtyrë me një javë procesin.

Top Channel