Shqipëri-Maqedoni, marrëveshje për njohjen e pensioneve

11/07/2016 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi priti homologun maqedonas, ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale. Dime Spasov. Mes dy ministrave u nënshkrua marrëveshja mes dy shteteve për njohjen e pensioneve.

Ministri Klosi theksoi se kjo marrëveshje do t’i shërbejë qindra shqiptarëve që punojnë aktualisht në Maqedoni, sikundër dhjetra biznesmenëve maqedonas që kanë nisur të hapin bizneset e tyre në Shqipëri. Klosi theksoi se kjo do t’i hapë rrugë nxitjes së mëtejshme të zhvillimit të tregut të përbashkët të punës dhe shkëmbimeve në tregun e punës.

Mes dy homologëve u ra dakord që të rritet bashkëpunimi për arsimin dhe formimin profesional. Studentë e nxënës shqiptarë nga Maqedonia iu mundësohet ndjekja e arsimimit në Shqipëri. Mes dy ministrave u disktutua punësimi sezonal mes qytetarëve të të dy vendeve.

Ministri maqedonas deklaroi se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve që do të rrisë lehtësinë e shkëmbimeve të punonjësve të të dyja vendeve, rritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit që i shërben krijimit të një tregu të përbashkët rajonal të punës.

Top Channel