Ekzorcizëm për qen në Japoni

11/07/2016 00:00

Një spa për qentë në Japoni ka njoftuar se do të ofrojë edhe një shërbim tjetër përveç atyre të zakonshmëve për mikun më të mirë të njeriut. Bëhet fjalë për ekzorcizëm.

D+ Kirishima, në prefekturën Kagoshima, ka vendosur që të ndihmojë të gjithë ata pronarë që kanë qen të pushtuar nga Djalli.

“Plani i Ekzorcizmit të Qenve” është i vlefshëm për qentë mbi 7 vjeç, pasi është kjo moshë kur kanë më shumë probleme.

Ekzorcizmi zgjat 30 minuta dhe kushton 300 dollarë. Në çmim përfshihet dhoma ku do të qëndroni me qenin, mëngjesi, darka dhe ekzorcizmi.

Top Channel