Iraku përgatitet për “nënën e betejave”, rimarrjen e Mosulit nga ISIS

11/07/2016 00:00

Pas fitores në Falluxha, duket se ushtria irakiane ka marrë zemër dhe tashmë në objektivin e saj është qyteti i dytë më i madh në vend, Mosuli, aktualisht në duart e militantëve të Shtetit Islamik që prej vitit 2004.

Ajo është cilësuar si “nëna e të gjitha betejave”, që po përgatitet nga forcat irakiane bashkë me mbështetësit e tyre perëndimorë nga ajri dhe milicitë kurde nga toka. Në pak më shumë se një vit, Iraku ka dëbuar Shtetin Islamik nga Tikriti, Ramadi dhe Falluxha, ndërsa çlirimi i Mosulit është etapa e radhës.

Ndërkohë, qeveria irakiane e ka cilësuar 2016-n, si vitin kur Iraku do të jetë plotësisht i çliruar nga Shteti Islamik. Ka zëra që thotë se edhe Presidenti amerikan Barack Obama dëshiron që të shohë çlirimin e Mosulit pa i mbaruar ende mandati.

Forcat irakiane dhe ato kurde stërviten prej kohësh për këtë bejetë, të këshilluar dhe trajnuar nga dhjetëra ushtarakë amerikanë dhe britanikë. Milicitë kurde “peshmerga” kanë nisur ngritjen e pozicioneve në lindje, veri dhe perëndim të Mosulit, ndërsa ushtria irakiane përparon ngadalë nga jugu.

Nëse eksperienca e shkuar do të vlejë edhe këtë herë, pritet që ata të rrethojnë qytetin duke çliruar fshatrat dhe qytezat rreth tij, para se të vërshojnë drejt qendrës së Mosulit. Është e parashikueshme se beteja për Mosulin do të jetë e përgjakshme, e kushtueshme dhe e gjatë. Po aq lehtë parashikohet se popullsia cilive është ajo që do të vuajë më shumë.

Në ditët e mira të dikurshme, Mosuli numëronte rreth dy milionë banorë, ndërsa tashmë ka vetëm 700 mijë. Gjithsesi një katastrofë njerëzore pritet të ndodhë, kur masat e njerëzve të nisin t’ia mbathin nga qyteti me të filluar luftimet.

Top Channel