Insektet, protagonistët e finales së Evropianit (Fotot)

11/07/2016 00:00

Përgatitjet për finalen e “Euro 2016” mes Francës dhe Portugalisë u penguan nga insektet, që pak para fillimit të ndeshjes “pushtuan” “Stade de France” të Parisit.

Mijëra insekte zbritën në stadium për të parë nga afër ndeshjen finale të Evropianit, madje njëri prej tyre iu ul në fytyrë Ronaldos, kur ky i fundit shpërtheu në lot kur e kuptoi që nuk e vazhdonte dot më ndeshjen pas dëmtimit që iu shkaktua nga Payet në minutat e para të lojës.

Arsyeja e pranisë së insekteve në fushë ishte se stafi i mirëmbajtjes së stadiumit kishte lënë prozhektorët ndezur natën para ndeshjes. Drita së bashku me lagështirën i tërhoqi insektet duke shkaktuar shumë bezdi për lojtarët, sidomos në nxemje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel