Emocionuese! Fëmija portugez ngushëllon tifozin francez

11/07/2016 00:00

Portugalia arriti të fitonte trofeun e parë të rëndësishëm në historinë e saj pasi mundi Francën në finalen e Evropianit, por çasti më i bukur u regjistrua jashtë fushës së lojës.

Një fëmijë me fanelën portugeze shkoi të ngushëllonte një të rritur francez i cili po qante me dënesë për humbjen e kombëtares së tij.

Djali i vogël e përqafoi francezin, i cili e vlerësoi shumë këtë gjest.

Videoja po bën xhiron e botës.

Top Channel