Takimi me Nuland, Rama: Dakordësi të plotë qëndrimesh

10/07/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama priti sot Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland, e cila zhvilloi një vitë 4 orëshe në Tiranë ku takoi edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Dakordesi të plotë qëndrimesh”, shkruan pas takimit me Nulanda në profilin e tij në “Twitter” kryeminitri Rama duke shtuar gjithashtu se e ka falenderuar
Pas përfundimit të takimit me Nu

“E falenderova miken e Shqiperise Victoria Nuland per angazhimin e forte te SHBA per Reformen ne Drejtesi. Dakordesi e plote qendrimesh”, statusi i Ramës në “Twitter”.

Më herët kryeministria njoftonte se gjatë takimit kryeministri Rama ka rinënvizuar qëndrimin e tij se shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët tanë strategjike, si në përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Gjatë takimit Victoria Nuland ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara presin që të gjitha palët ta mbyllin këtë proces me suksesin e merituar për Shqipërinë e për popullin shqiptar.

Top Channel