Andy Murray fiton në Wimbledon, mund rivalin pas 2 orë e 50 minutash

10/07/2016 00:00

Andy Murray triumfoi në Wimbledon pasi mundi në finale kanadezin Raonic, në një ndeshje që zgjati 2 orë e 50 minuta lojë.

Një sukses plot grintë për skocezin, që triumfoi mbi barin londinez për herë të dytë në karrierë duke fituar 2 sete në tie-break përballë rivalit të tij, që luante finalen e parë në një turne Grand Slam. Seti i parë ishte më i thjeshti me Murray që e fitoi me rezultatin 6-4.

Në setin e dytë, Raonic tregoi se është i fortë në shërbim, dhe situata u vështirësua dukshëm por përvoja e britanikut bëri diferencën dhe skocezin arriti të fitojë 7-3 duke vajtur në setin e tretë me epërsinë 2-0.

Raonic sërish u mbërthye fortë pas shërbimit në setin e tretë, por të njëjtën gjë bëri dhe Murray, që nuk lejoi asnjëherë kundërshtarin e tij të merrte epërsi të theksuar edhe pse seti shkoi u zgjat ndjeshëm, por që nuk ndryshoi asgjë në përfundim të kësaj ndeshjeje e cila me rezultatin 3-0 me sete i jep slemin e dytë të Wimbledon Andy Murray.

Top Channel