Vrasje për gështenjat; Prokuroria zbardh ngjarjen e një viti më parë në Kurbin

10/07/2016 00:00

Prokuroria e Kurbinit ka dërguar për gjykim Indrit Ndocin, të akuzuar për veprën penale te vrasjes me dashje.

Gjithashtu, prokuroria ka dërguar për gjykim edhe të motrën e Indriti, Xhoana Ndoci, e akuzuar për veprën penale te kanosjes.

Ngjarja për të cilën janë akuzuar motër e vëlla ka ndodhur ne tetor te viti te kaluar në fshatin Gallatë të Laçit, ku Indrit Ndoci qëlloi për vdekje, Ndrec Prenin.

Motivi i kësaj ngjarje, sipas hetimit të zhvilluar, ka qenë konflikti i mëparshëm mes familjeve Ndoci dhe Preni mbi një sipërfaqe toke të mbjelle me gështenja.

Ditën e ngjarjes viktima Ndrec Preni kishte shkuar së bashku me dy kunatat e tij për të mbledhur gështenjat, ndërsa fillimisht u kërcënuan me një arme çifte nga Xhoana Ndoci dhe pas debatit me të, vëllai i Xhoanës, Indrit Ndoci ka qëlluar me një tjetër arme zjarri ndaj Prenit duke e lënë të vdekur.

Top Channel