Nuland zbret në Kosovë: Angazhim në luftën ndaj korrupsionit

10/07/2016 00:00

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka deklaruar se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Nuland i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ku u bisedua për proceset aktuale, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Nuland theksoi se, Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, si dhe në reformat e domosdoshme institucionale që kanë të bëjnë me agjendën euroatlantike të vendit.

Sipas një komunikate për mediet nga Kuvendi i Kosovës, në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

Top Channel