Ekstradohet nga Greqia trafikanti i të miturve

09/07/2016 00:00

Është ekstraduar mbrëmjen e sotme nga Athina drejt vendit tonë një shtetas shqiptar, i kërkuar në rang ndërkombëtar për trafik të të miturve.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave bëhet fjalë për shtetasin Leonard Mucaj, ndaj të cilit vitin e kaluar gjykata e shkallës së parë pranë Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas burimeve, nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës dhjetor 2014-janar 2015, Muçaj ka trafikuar në Greqi një vajzë të mitur, të cilën më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Arrestimi i tij u bë pas një bashkëpunimi të Interpol Tirana me kolegët në Athinë, të cilët këtë të shtunë kanë mundësuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Top Channel