Brexit nuk nxit ekstremistët, sondazhet tregojnë rënien e mbështetjes

09/07/2016 00:00

Dy javë pas referendumit të Britanisë në BE, Evropa ka sfiduar parashikimet se vota e Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar do të frymëzojë partitë e ekstremit të djathtë në Europë të lulëzojnë.

Në fakt po ndodh e kundërta, në Gjermani, pasoja e parë e Brexit ishte rritja e popullaritetit të kancelares Angela Merkel, madje në nivelet që ka qenë para krizës së refugjatëve shtatorin e kaluar. Partia CDU e Merkel ka fituar një avantazh me 2 për qind ndaj qendrës së majtë social demokrate.

Holanda, që shihet si një nga vendet që potencialisht mund të ndjekë shembullin e Britanisë, mbështetja për partinë e Lirisë së Ekstremit kryesuar nga Geert Wilders ka rënë në nivelin më të ulët që nga vjeshta e kaluar.

Një sondazh i fundit i Gallup tregon se 52% e austriakëve shprehën vullnetin për të qëndruar në BE nëse u jepet mundesia e referendumit, ndërsa vetëm 30% do të votonin kundër.

Në Danimarkë, mbështetja për anëtarësimin në BE është rritur ne 69%, nga 59% në një sondazh të zhvilluar para referendumit britanik.

Ndërsa pamja është më e balancuar në Francë, ku partia e ekstremit të djathtë, anti-BE dhe anti-emigracionit, Fronti Kombëtar ka mbetur e qëndrueshme në sondazhe.

Në Itali, peisazhi politik ka ndryshuar ndjeshem  gjatë dy javëve të fundit, por ka pasur dy humbje dhe fitime për partitë euroskeptike. Një sondazh i kryer pas Brexit tregon se 66% e italianëve do të votonin për të qëndruar në BE, 26% kundër ndërsa 8% të pavendosur.

Duket se debati i referendumit të Anglisë ka nxitur një klimë pro-evropiane në mesin e popullatës europiane, fakt të cilin partitë euroskeptike janë duke e vuajtur.

Top Channel