Zonja e “hekurt” në Tiranë, Rama: Tregon rëndësinë e reformës për SHBA

09/07/2016 00:00

Nga Varshava ku ndodhet në Samitin e vendeve të NATO-s, Kryeministri Rama vlerëson rolin e Shqipërisë në NATO si dhe komentoi vizitën nesër në Tiranë të ndihmës sekretares së Shtetit Victoria Nuland.

Sipas tij, ardhja e zonjës së “hekurt” të Uashingtonit është një tjetër sinjal i forte për shqiptarët se çfarë rëndësie i kushton Shtëpia e Bardhë, reformës në drejtësi. Rama tha se për reformën jemi ende tek plani B, qe nënkupton ecjen përpara me draftin ne parlament.

“Ardhja e zonjës së “hekurt” nga Uashingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë ose se çfarë humbim duke e votuar ose duke mos e votuar reformën në drejtësi. Jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur dhe për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por edhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e Shteteve të Bashkuara, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformën në drejtësi”, u shpreh Rama.

Top Channel