Berisha ndërpret pushimet, rikthehet në stërvitje me Lazion

09/06/2016 00:00

Mbrojti portën e Shqipërisë në Euro 2016 dhe për këtë fakt duhet të qëndronte edhe një javë pushim, por Etrit Berisha ka vendos të ndërpres pushimet e të rikthehet menjëherë në stërvitje me ekipin e tij të Lazios.

Situata kaotike të klubi italian duket se ka qenë shkaktare kryesore që portieri i kombëtares shqiptare të ndërpriste pushimet e tij. Marcelo Bielsas refuzoi drejtimin e ekipit, i cili tashmë i është rikthyer edhe një herë Simone Inzaghit. Për këtë fakt, Berisha nuk ka dashur të humb asnjë seancë stërvitore për të bindur trajnerin për aftësitë e tij.

Lamtumira nuk është opsioni më i mundshëm aktualisht dhe numri 1 kërkon një tjetër mundësi për të ndryshuar hierarkinë. Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për interesimin e trajnerit të Everton, Ronald Koeman, por situata mbetet e pandryshuar pasi vendimin përfundimtar për largimin ose jo të Berishës do ta marrë Lazio.

Kontrata aktuale e gardianit me bardhekaltërit skadon në datën 31 qershor të vitit të ardhshëm.

Top Channel