Koreja e Veriut sërish teste me raketa balistike

09/07/2016 00:00

Koreja e Veriut ka realizuar qëlluar sërish raketa balistike në formë testi nga një nëndetëse. Konfirmimi vjen nga ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas këtyre të fundit raketa balistike u nis në lindje të gadishullit korean.

Koreja e Veriut, e cila po zhvillon armë bërthamore, i është ndaluar nga rezolutat e OKB-së që të  përdorë teknologjinë e raketave balistike.

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord për të vendosur një sistem mbrojtës nga raketat për t’iu kundërvënë kërcënimeve nga Pheniani.

Top Channel