Vlorë, konfiskohen biletat e parkimeve me pagesë. Pa elementë fiskalë

08/07/2016 00:00

Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Vlorë konfiskoi biletat e parkimeve me pagesë. Sipas drejtoreshës Pranvera Resulaj, bllokimi vjen pasi u konstatua që biletat që shiten janë pa një marrëveshje dhe pa prerje të një kuponi fiskal. Biletat nuk kanë elementë fiskalë të aprovuara nga Ministria e Financave.

Drejtoresha shton se, në të gjitha pikat e shitjes së këtyre biletave u tërhoqën menjëherë biletat nga kompania private “Tis Park”, ndërsa Drejtoria e Tatimeve mundi të konfiskojë vetëm biletat në 4 prej pikave.

Drejtoresha e Tatimeve Resulaj u shpreh se janë paguar gjoba nga qytetarët pa u bërë verifikimi nga Tatimet. Shqetësim për këtë kanë shprehur edhe vet qytetarët, të cilët nuk e dinë deri tani se ku janë derdhur lekët e pagesave për parkim.

Top Channel