Ndjesia e gazetarit dhe fotografit francez, Yann Arthur Bertrand, në 40 vite të fotografimit të botës është që njerëzimi nuk ka bërë asnjë progres. Ai shkoi më tej duke eksploruar fytyrat dhe histori njerëzish nëpër botë dhe te secili gjeti diçka unike.

Nga këtu mori jetë filmi “Human”. Ky film, i përberë nga një koleksion fatesh njerëzore, do të vijë për publikun shqiptar nga “Prifest”, në datat 8 dhe 9 korrik, në hapësirat “COD” dhe “Reja”.

“Po të dërgonim një anije kozmike diku për të kërkuar një civilizim tjetër në galaksi, ky film do të ishte në fakt një përfaqësim ekzakt i humanitetit apo njeriut të kësaj toke”, tha Fatos Berisha, drejtor artistik “Prifest”.

Filmi përpiqet t’u japë shpjegim disa prej dilemave të sotme nëpëmjet përgjigjes së pyetjeve: A kemi të gjithë të njëjtën etje për dashurinë dhe lirinë? Në një botë midis tradicionales dhe modernes, nevojat tona jetësore a janë po të njëjtat?

“Me gjithë këto histori të këtyre njerëzve, ka xhirime të jashtëzakonshme dhe të papara deri më tani, xhirime ndoshta më të bukurat që kemi parë ndonjëherë të planetit tonë, që vihen në një kontekst dhe japin një mesazh shumë të fortë për nevojat për ndryshim”, tha më tej Fatos Berisha.

Nëpërmjet historisë së 2020 personave në 60 vende dhe 63 gjuhë të botës, dhe përmes punës trevjeçare të fotografit, mesazhi i filmit është që gjithsecili ta përdorë në mënyrën e vet, duke u bërë ambasadorë të një nisme për jetesën e përbashkët.

Top Channel