Ajeti, zyrtarisht te Torino

08/07/2016 00:00

Arlind Ajeti është zyrtarisht një lojtar i Torinos, një kontratë që e mban atë sërish në Serinë A.

Të enjten, mbrojtësi i kombëtares shqiptare kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe mediat italiane shkruajnë se kontrata e tij me klubin do të jetë 3-vjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për 2 vite të tjera.

Sipas tyre, 22-vjeçari, i cili është dhe blerja e parë e klubit për trajnerit serb Mihajlovic, pritet të marrë 500 mijë euro në sezon.

Debutimi i Ajetit në Serinë A, ishte me 6 janar të këtij viti në ndeshjen Sasuolo-Frosinone ku shënoi dhe një gol për ekipin e tij.

Në Euro 2016, Ajeti luajti në sfidën ndaj Francë dhe Rumanisë dhe në këtë të fundit ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Në skuadrën e tij të re, mediat shkruajnë se Ajeti do të veshë fanellën me numrin 93, viti i tij i lindjes. 

Top Channel