Rita Ora lahet me kampionin e Formulës 1 (Fotot)

08/07/2016 00:00

Rita Ora dhe Lewis Hamilton duket se kanë nisur një aventurë romantike së bashku. Këngëtarja kosovare dhe piloti britanik i Formulës 1 janë fotografuar në një shtëpi në Mal të Zi duke ia kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin.

31-vjeçari dhe 25-vjeçarja janë parë duke lagur njëri-tjetrin me një zorrë me ujë, përpara se këngëtarja të hidhej për t’u larë në lumë.

Një burim tha për “The Sun” se dukej qartë që “Rita kishte pirë nja dy gota, ndërsa Lewis po ia kalonte shumë mirë”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel