F1, Raikkonen rinovon edhe për një vit kontratën me Ferrarin

08/07/2016 00:00

Kimi Raikkonen do të vazhdojë të jetë pjesë e Ferrarit edhe për vitin tjetër. Skuderia nga Maranello vendosi të rinovojë kontratën me finlandezin deri në vitin 2017, për të formuar sërish një dyshe me Sebastian Vettel.

Vendimi për të zgjatur bashkëpunimin me 35-vjeçarin u mor nga Arrivabene dhe Marchionne, të cilët vlerësuan me nota pozitive paraqitjet e Raikkonenit në garat e fundit të këtij kampioanti.

Lajmërimi zyrtar për rinovimin e kontratës me Raikkonen vjen në prag të garës së 100 të Raikkonen me “Kokëkuqen” italiane. I cilësuar me pseudonimin “Iceman”, Raikkonen vlerësohet edhe për ndihmën e dhënë në zhvillimin  e makinës.

Në gara ndoshta nuk ka shpërthyer shumë, por në renditjen e përgjithshme të Formulës 1 të këtij viti, finlandezi ka arritur të grumbullojë 96 pikë, po aq sa edhe shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vettel. Për më tepër, të dy këta pilotë kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe te Ferrari u vendos edhe për vazhdimësinë e tij.

Top Channel