Reforma, Xhafaj: I kemi bërë dy propozime opozitës

08/07/2016 00:00

Komisioni i posacëm i reformës në drejtësi është mbledhur sërish këtë të premte pa praninë e deputetëve të opozitës.

Duke folur në përfundim të mbledhjes, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, ndonëse është treguar i rezervuar mbi detajet ka bërë me dije se mazhoranca i ka bërë lëshime opozitës.

“Gjërat që janë në proces negocimi nuk i bëjmë publike. Por ne i kemi dhënë Partisë Demokratike para disa ditësh 2 propozime për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Por opozita e bojkotoi sërish komisionin e reformës”, ka thënë Xhafaj.

Top Channel