Fermerët e Beratit, në protestë me PD: Qeveria na ka braktisur

08/07/2016 00:00

Fermerët dhe banorët e fshatrave të Beratit protestuan për mashtrimin e qeverisë me dëmshpërblimin ndaj tyre.

Dhjetra hektarë janë përmbytur dhe qindra tonë prodhime bujqësore janë shkatërruar nga përmbytjet e tri viteve të  fundit dhe qeveria ka qenë inekzistente, duke mos u kushtuar asnjë vëmendje.

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji duke mbështetur protestën e fermerëve  theksoi se qeveria dhe Edi Rama grabisin fshatarët me niptet dhe taksat e larta dhe nuk denjojnë as të zbresin në terren e të dëgjojnë hallet e banorëve të cënuar nga përmbytjet.

“Të gjithë vuani nga një gjë, jeni braktisur nga qeveria. Gjithë investimin e jetës e keni hedhur në bujqësi sepse bujqësia është jeta juaj, tek toka, në bujqësi keni hedhur mundin, djersën, sakrificat e një jete, bukën e fëmijve, dhe e gjitha u është përmbytur nga fatkeqësi natyrore. Jo vetëm që nuk po ju japin para, por nuk ka ardhur t’u dëgjojë asnjeri. Ky është një problem i gjithë komunitetit. Qeveria e ka braktisur totalisht qytetarin. Siç ka ndodhur këtu tek ju që i ka dhënë  lekët tek një grup i ngushtë që kanë ngritur sera për të marrë lekët tuaja, ashtu po funksionon në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Salianji.

Top Channel