Lezhë, asgjësohen mbi 4 mijë bimë kanabis. Aksion i policisë edhe në Bulqizë

08/07/2016 00:00

Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Lezhës dhe komisariatit të Mirditës kanë gjetur dhe asgjësuar 4030 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas një njoftimi për shtyp, në fshatrat Domje dhe Ungrej janë gjetur dhe asgjësuar me anë të zjarrit 2.500 bimë narkotike, ndërsa në fshatin Mushtë janë gjetur në një zonë të pyllëzuar 1.530 bimë të tjera.

Veç asgjësimit, autoritetet policore lokale kanë nisur edhe hetimet për identifikimin e kultivuesve. Materialet hetimore ndëkohë i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës.

Ndërkohë, në një operacion të ngjashëm, efektivët e komisariatit të Bulqizës kanë gjetur dhe asgjësuar rreth 570 bimë kanabis në vendin e quajtur “Lugji i Brukës”, në Shupenzë, të kultivuara në një parcelë.

Top Channel