Formula 1, Hamilton: Fituesin e përcakton gara, jo Mercedes

08/07/2016 00:00

Pas atij incidenti në Garën e Austrisë mes Hamilton dhe Nico Rosberg, çka solli edhe humbjen e podiumit për këtë të fundit, britaniku e pranon se rikthimi në shtëpi është një mundësi e artë për të ruajtur ritmin në garën për titullin kampion.

“Garimi në këtë pistë më jep një energji të madhe”, shprehet kampioni i botës në fuqi, i cili thekson se gjithçka në garën për titullin do të varet nga vetë pilotët. Një moment delikat në skuadrën Mercedes ku drejtuesit vazhdojnë të hasin probleme të vjetra.

Hamilton dhe Rosberg po shkaktojnë një tërmet të vërtetë me përplasjet e vazhdueshme dhe situata është ngarkuar shumë gjatë ditëve të fundit.

Hamilton shprehet se pas kritikave në Austri zgjodhi të kalonte disa ditë pushime për ta kaluar këtë situatë, madje ai thekson se vërshëllimat do të zëvendësohen nga duartrokitjet e tifozëve të tij në Angli.

Top Channel