Mesuesja pranon: Kam bërë seks me nxënësin

08/07/2016 00:00

Pasi është kapur mat nga policia në një parking teksa po kryente aktin seksual me një nxënës, 27-vjeçarja Amanda Dreier, e cila është edhe e martuar, ka rrëfyer gjithçka.

Mësuesja e anglishtes në gjimnazin e Ankeny në Iowa të SHBA-së ka pranuar se kishte bërë seks me nxënësin e saj të paktën edhe 4 herë të tjera para se të kapej në një pozicion paksa të vështirë në sediljen e pasme të makinës

Ajo rrëfen se marrëdhënia me nxënësin e saj 18-vjeçar ka nisur pak pasi kishte mbaruar shkolla.

Por edhe pse nxënësi me të cilin ajo realizonte edhe tradhtinë bashkëshortore ishte 18 vjeç, ligji në Iowa parashikon se mësuesit nuk duhet të kenë një lidhje me nxënësit edhe nëse ata janë mbi 18 vjeç, nëse nuk kanë kaluar më parë 30 ditë nga diplomimi i tyre.

Tashmë ajo akuzohet për marrëdhënie seksuale me nxënësit dhe në pritje të vendimit final ajo ka paguar 5000 $ për t’i shpëtuar masës së sigurisë arrest me burg.

FOTO GALERI
1/3
Ne takim me Bill Clinton, Amanda Dreier e dyta djathtas, bashkeshorti i pari majtas

Top Channel