Makina përplas për vdekje kalimtarin në Shkodër

07/07/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Grizhë.

Viktima është shtetasi Kadri Kazma 51 vjeç nga fshati Grizhë. Sipas policisë, automjeti me targë TR 0399 U, me drejtues shtetasin Enver Zeka, 51 vjeç, ka aksidentuar për vdekje 51-vjecarin, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndërkohë pak minuta pas kësaj ngjarje një tjetër aksident ka ndodhur po në aksin Shkodër-Koplik ku kanë janë përplasur tre automjete dhe nga informacionet e paraprake nuk ka dëme serioze në njerëz.

Top Channel