Një këngë për Taylor Swift

07/07/2016 00:00

Calvin Harris ka shkruar një këngë për ish të dashurën e tij Taylor Swift dhe të dashurin e saj të ri Tom Hiddleston.

Dj skocez 32-vjeçar, i cili mendon se ish e dashura e ka tradhtuar me aktorin britanik, pritet të publikojë këngën me titull “Ole” ditën e premte.  Sipas “TMZ, kënga, në të cilën John Neeman shfaqet si vokalist, flet për ndarjen e Swift parë nga këndvështrimi i Tom.

Ka qenë këngëtari 26-vjeçar ai që e ka publikuar lajmin rreth këtij projekti të ri muzikor, por ai nuk ka sqaruar aspak se për çfarë flitet në këtë këngë.

Calvin dhe Taylor, ku kjo e fundit njihet tashme për këngët që shkruan për ish të dashurit e saj, janë ndarë në fund të muajit maj pas 15 muajsh lidhje.

Top Channel