FSHF nuk “dorëzon” Skënderbeun

07/07/2016 00:00

Skënderbeu vazhdon të jetë kampion i Shqipërisë në futboll, të paktën edhe për aq kohë sa të flasë komisioni i Etikës në Federatën shqiptare të futbollit.

“I kemi kërkuar UEFA-s të na sjellë materialin që disponon dhe vendimin e zbardhur dhe pasi të na i sjellin kërë çështje do ta çojmë në Komisionin e Etikës. Sot që flasim, ekipi kampion është Skënderbeu”, tha Shulku.

Një ditë më parë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s duke pezulluar për 1 vit kampionët e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Champions League. Ndërkohë menjëherë pas këtij vendimi, UEFA reagoi me një vendim të paprecedentë duke njoftuar se do të jetë skuadra e Partizanit ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë aktivitet.

Top Channel