Montella shpalos menjëherë objektivat me Milanin

07/07/2016 00:00

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani ka prezantuar trajnerin e ri të kuqezinjëve , Vincenzo Montella, duke thurur elozhe për të, ndërsa 42-vjeçari ka shpalosur edhe objektivat e klubit që ai do të drejtojë.

“Është e paimagjinueshme sesi Milani nuk merr pjesë prej 3 sezonesh në Kupat e Europës. Ky do të jetë objektivi ynë primar, pra të rikthehemi në Europë. Që nga momenti që kam filluar punën si trajner kam menduar të përmirësohem. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, është një përgjegjësi shumë e madhe për mua të jem trajneri i Milanit, por do të punoj fort, plot energji. Jam entuziast, por njëkohësisht i përqendruar te puna ime”.

Montella ka thënë më tej se do të bëjë maksimumin për të ndryshuar ekipin që prej tre sezonesh qëndron jashtë kupave të Europës.

“Nuk kemi kohë për të humbur, unë dhe stafi im duhet të njihemi menjëherë me skuadrën. Fakti që Milani nuk kualifikohet në Kupat e Europës prej 3 sezonesh do të thotë që diçka nuk shkon. Do të bëjmë maksimumin për ta ndryshuar diçka të tillë. Borja Valero? Nuk është e vërtetë që e kam kontaktuar janë thjeshtë thashetheme. Merkato do të jetë e rëndësishme. Duam të afrojmë në skuadër futbollistët që do ti shërbejnë projektit tonë”.

Top Channel