Partizani mundet nga sllovakët, por shkon në Champions!

07/07/2016 00:00

Partizani mori një lajm të madh një ditë më parë, duke zëvendësuar Skënderbeun në Champions League pas përjashtimit të korçarave nga kompeticionet europiane.

Megjithatë, Partizani ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Slovan Bratislava në Sllovaki, por kjo ndeshje ishte thjesht një miqësore pas lajmit të një dite më parë.

Sllovakët në këtë takim, i cili është luajtur në mesditë, arritën të fitojnë me rezultatin 3-1. Partizani mbeti me një lojtar më pak që në mintën e 12, mbrojtësi ndërhyri në mënyrë të parregullt Tamas Priskin, i rikthyer në skuadër pas angazhimit në Euro 2016 me Hungarinë.

Edhe pse vetëm një miqësore, gjyqtari zbatoi me rigorozitet rregulloren, ndërsa sulmuesi hungarez zhbllokoi ndeshjen pikërisht nga goditja standarde.

Slovan Bratislava dyfishoi shifrat në minutën e 49-të me Adama Zrelaka, ndërsa Partizani reagoi duke shkurtuar diferencën me rrjetën e Realdo Filit, kur kronometri tregonte 65 minuta lojë.

Reultati përfundimtar 3-1 u vendos nga Ligeon, pesë minuta përpara fundit të ndeshjes miqësore. Partizani kthehet nga Sllovakia me një miqësore të humbur, por ku pavarësisht inferioritetit numerik në pjesën më të madhe të lojës, të kuqtë dhanë sinjale optimiste përpara duelit në Champions me Ferencvaros.

Top Channel