Mustafa: Institucionet t’u mundësojnë qytetarëve lëvizjen e lirë në BE

07/07/2016 00:00

Pas miratimit të propozimit për liberalizimin e vizave nga ana e Komitetit për Politikën e Jashtme, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shkruar se, tani institucionet duhet t’i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’u krijojnë mundësinë qytetarëve të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Ja postimi i plotë i Mustafës në “Facebook”:

“Sot morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, ku me shumicë votash është miratuar rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Tani institucionet do t’i adresojnë çështjet e mbetura dhe do t’u krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Europian. Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët!”.

Top Channel