Ndotja shqetësuese në Liqenin e Ohrit, nuk pastrohet një pjesë e bregut

07/07/2016 00:00

Turistë të shumtë janë duke ju larguar Pogradecit dhe zgjedhin të pushojnë në Maqedoni për shkak të kushteve më të mira dhe pastërtisë që ofron uji përtej kufirit.

Liqeni i Ohrit në Pogradec këtë vit është duke regjistruar nivele të larta ndotje. Problematike mbetet sidomos bregu nga Pogradeci deri në Tushemisht, një pjesë mjaft e njohur e liqenit edhe për shkak të burimeve të shumta ujore, të cilat e bëjnë këtë zonë mjaft të frekuentuar.

“Sigurisht që kjo papastërti nuk na pëlqen në breg. Vitet e kaluara ka qenë shumë më i pastër, ndërsa këtë vit barnat e mbira nuk janë pastruar. Sot duhet cilësi në turizëm, nuk çahet më me ato standardet e mëparshme”, thotë një banor.

Uji ka qenë gjithmonë i pastër, ndërsa këtë vit jo. Nuk e dimë se nga ka ardhur kjo ndotje. Ndaj ne erdhëm edhe në Tushemisht, por edhe këtu uji është shumë i pisët”, shprehen pushuesit.

Prej viteh Pogradeci është rikthyer në një destinacion turistik për shkak të ndërthurjes së harmonishme të relievit dhe shtrirjes së tij buzë liqenit, por duket se neglizhenca për pastrimin e tij do të sjellë jo pak kosto në turizëm.

Top Channel