Siguria në plazhe, Turizmi: Detyrë e bashkive

07/07/2016 00:00

Ministria e Turizmit thotë se përgjegjësia për vendosjen e rojeve të plazhit me një vendim të Këshillit të Ministrave, i ka kaluar pushtetit vendor që është përgjegjës për administrimin e plazheve dhe vjeljen e taksave nga operatorët privatë që operojnë përgjatë vijës bregdetare.

Letra e Ministrisë

“Është përgjegjësi e Qeverisjes Vendore, Administrimi i hapësirave të plazheve, ndërsa monitorimi i kushteve dhe kritereve është detyrë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit i ka dërguar një shkresë zyrtare të gjitha bashkive bregdetare, ku i vë në dispozicion listën me kontaktet e 24 rojeve bregdetare të certifikuara,  ne mënyrë që të ndihmojë procesin”.

“Kërkuam punësimin e tyre gjë që është bërë vitin e kaluar në disa vende jo në të gjitha vendet, por shikojmë që këtë vit nuk janë më . I takon bashkive që duhet t’ia kërkojnë operatorëve që të marrin plazhet me qira dhe mesa duket bashkitë ende nuk e zbatojnë këtë kërkesë që është shumë e rëndësishme, sidomos në mbrojtje të fëmijëve që rrezikohen nga deti”, shprehet  Auron Tare, Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Por, të kontaktuar nga Top Channel, tre bashkitë më të rëndësishme të zonës bregdetare, Shkodra, Vlora dhe Durrësi thonë se nuk kanë fonde të mjaftueshme për të ofruar këtë shërbim. Ndërsa Shkodra po përpiqet t’i sigurojë këto fonde përmes një mënyrë alternative, dy bashkitë e tjera thonë se e kanë të pamundur të punësojnë rojet e plazhit. 

Top Channel