Mat, identifikohet pronësia e një prej automjeteve të nxjerra nga liqeni

07/07/2016 00:00

Identifikohet pronësia e mjetit që nxorrën nga liqeni gjatë mesditës së sotme polumbarët e RENEA-s.

Automjeti tip “Benz” me targë “AA 587 CP” është në pronësi të shtetases me inicialet K.H, banuese në Tiranë.

Burime policore bëjnë të ditur se, kjo shtetase ka bërë kallëzim në polici më datë 12 shkurt 2016, se gjatë natës në oborrin e banesës në Kamëz i kanë vjedhur automjetin.

Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore dhe kërkimet për makinën që ra në liqen tre netë më parë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel