Shkopet, lokalizohet në 25 m thellësi automjeti

07/07/2016 00:00

Polumbarët e RENEA-s, pas 3 orë zhytje e kontrollesh në liqenin e Shkopetit kanë evidentuar në thellësi një automjet që dyshohet të jetë ai që ra në liqen tre netë më parë dhe po punojnë për nxjerrjen e tij.

Polumbarët i rinisën kërkimet paraditen e sotme bazuar në disa sinjalizime e prova materiale të gjetura më herët në vendngjarje. Konkretisht, një targë mjeti dhe disa pjesë të parafangos e parakolpit.

Rreth orës 12.00 të ditës së sotme, pas tre orë zhytje polumbarët kanë evidentuar në thellësi 24 metra një mjet dhe bashkë me forcat e policisë po punojnë për ta nxjerrë mjetin.

Top Channel